Një 44-vjeçar është arrestuar sot në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.H., 44-vjeç, banues në Kallm.
Njoftimi i policisë Fier:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 44 vjeç, banues në fshatin Kallm, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.