Edonën e “BBVK” shpeshherë e kanë krahasuar në pamje me moderatoren Luana Vjollca. Pasi Edona bëri grimin dhe krehu flokët, banorët e vunë re menjëherë ndryshimin në pamje dhe e krahasojnë me Luanën.
Linda: Je bërë si Luana Vjollca, kur rregullon flokët dhe bën grim je kopje e saj.
Edona brenda shtëpisë së “BBVK” ka treguar shumë copëza nga jeta e saj, vështirësitë, paragjykimet dhe marrëdhënia me familjarët pasi bëri ndërhyrjen për të ndërruar gjininë.
Ajo ka shprehur që me babain nuk ka komunikim dhe se ai nuk e ka mbështetur për këtë hap në jetën e Edonës dhe se ka vazhduar jetën e tij duke u martuar me një vajzë sa mosha e saj.
Githashtu shpeshherë ka pasur edhe përplasje të forta me banorët, vecanarisht me Shqipen, pasi ato të dyja janë kritikuar për sjellje jo korrekte brenda shtëpisë.