Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në kryeqytet, në zonën e Freskut, ku vëllai vrau vëllain me armë zjarri dhe më pas veten.
Sipas dëshmisë së pronares së shtëpisë, viktima ishte qytetar i rregullt, ndërsa vëllain e tij nuk e njihte dhe se vetëm mëngjesin e sotëm, kishte mbërritur në banesën e të vëllait.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie për tokat në Bulqizë.
Ndërsa dy fqinje kanë lajmëruar policinë, e cila ka gjetur edhe dy trupat e pajetë.