E enjte, 28 Nëntor, 2024

Vrasje në familje pranë Freskut, vëllai dyshohet se vrau vëllain dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në kryeqytet ndërsa raportohet për një vrasje me armë zjarri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Freskut.

Dyshohet për dy viktima, ndonëse ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje në familje, ku thuhet se vëllai ka vrarë vëllain dhe më pas edhe veten.

Grupi i hetimit po pyet persona të tjerë të afërm për motivet e ngjarjes. Kemi të bëjmë me një bilanc prej dy viktimash, kur ende nuk kanë kaluar katër ditë të plota nga hyrja e 2024-ës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur në banesë, ku edhe ka patur një konflikt mes dy vëllezërve, ku njëri prej tyre ka qëlluar fillimisht duke lënë të vdekur tjetrin.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit