E enjte, 28 Nëntor, 2024

Barcelona e nis me fitore 2024

Viti 2024 nisi me një fitore të vuajtur për Barcelonën. Blaugranat morën tri pikë në tranfertë në sfidën kundër Las Palmas.

Trajneri Çavi e kuptoi që sfida nuk do të ishte e thjeshtë kur në minutën e 11, Kancelo u detyrua të linte sfidën për shkak të një dëmtimi.

Pak më vonë erdhi goli i ish-it El Hadadi i rritur në akademi në blaugrana, që kaloi në avantazh Las Palmas.

Vendasit patën edhe dy mundësi të tjera, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Nisja e 45 minutave të dyta ishte e vrullshme për blaugranat.

Në të 55, Ferran Torres barazoi rezultatin. Në vazhdim, sfida u bë mjaft e luftuar!

Në shtesë, Valles priti gjuajtjen e Joao Felix, Gündoğan ishte gati për të përfituar, por u shty nga Sinkgraven, që u ndëshkua me karton të kuq. Arbitri akordoi penallti për katalanasit.

Nga pika e bardhë, Gundoigan u tregua i saktë. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Çavi Hernandez dha përshtypjet e tij për suksesin.

“Është e vështirë për të gjithë të fitojnë! Ndeshjet vendosen nga detajet! Girona fiton në sekondën e fundit, Reali fiton në minutën e 80-të me goditje nga këndi dhe ne fitojmë me penallti në minutën e 90-të. Ne kemi argumente, po, për të fituar Ligën. Respekt për kampionin në fuqi!”

Barcelona është në vend të tretë në kuotën e 41 pikëve, duke mos krijuar distancë më tepër nga kryesueset, Girona dhe Real që kanë nga 7 pikë më shumë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit