E ndërsa të dy u larguan nga njëri-tjetri pas shfaqjes së pamjeve flirtuese mes tyre dhe hyrjes së partneres së Bucit në shtëpi, duket se u afruan përsëri shumë shpejt.
Por dje të dy janë përfshirë në një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrin, debat që arriti në ofendime.
“Ti je mashtrues, ti je dyfytyrësh, ti je manipulues dhe besëprerë. As nuk do të merrem më me të, nëse merrem hajde dhe pështyni në fytyrë të gjithë”, -ishin fjalët e Santianës.
Nga ana tjetër, Buci e kërcënoi se javën tjetër do ta nxjerrë nga shtëpia.
“Më trego se pse jam besëprerë? Sepse nuk po rri më me ty? Unë krejt gjërat t’i kam mësuar ty! Javën tjetër do të të përcjell!”
Mbetet për t’u parë nëse ky debat ishte real apo pjesë e lojës së tyre, duke qenë se Santiana dhe Buci e kanë treguar se janë bashkëpunëtorë të ngushtë dhe se për lojën mund të bënin gjithçka.