E premte, 21 Shkurt, 2025

Në kërkim në Itali për trafik droge, dy të arrestuar në Tiranë dhe Përmet. Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj

Në kuadër të dy operacioneve policore të shtrira në Tiranë dhe Përmet të koduar “Alias” dhe “The zone” kanë rënë në prangat e policisë dy persona të cilët ishin në kërkim në Itali për shitje dhe trafikim të heroinës dhe kokainës.

Bëhet e ditur se në pranga ka rënë 37-vjeçari Dritan Idrizi alias Dritan Xhepexhiu i arrestuar në Tiranë dhe 40-vjeçari Elion Bejo i cili u kap në Përmet.

“-në Tiranë, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. I. alias D. Xh., 37 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 37-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 01.10.2019-31.01.2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdhaja të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në qytetet Bergamo dhe Breshia;

-në Përmet, në kuadër të operacionit “The zone”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 40 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 40-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të ekstraduar 2 shtetasit, në Itali.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit