E enjte, 28 Nëntor, 2024

Kur gjërat s’shkojnë ashtu siç do…’/ Beniada flet për ish-partnerin

Ish-banorja e ‘Big Brother Vip’, Beniada Nishani ka folur për herë të parë për jetën e saj personale si dhe raportin shumë të komentuar me Blerti Hajdarin.

Ajo nuk ka përmendur emra, por thotë se e ka përjetuar ndarjen nga i dashuri, ndonëse zgjedh mos ta shfaqë.

“Unë nuk kam thënë asnjëherë një emër. Mendoj që në një lidhje, në fillim është e bukur ta shijosh ti. Nuk më pëlqen të them që jam e lidhur, jam me këtë personin. Dua ta shijoj dhe dua ta kuptoj si shkon lidhja, mos të flas para kohe. Unë e kam shijuar. Nuk e kam bërë publike, ishte diçka private që po shijoja. Isha e lumtur. Jam një person që nuk dua t’i bëj gjërat publike”, tha ajo

“Jemi njerëz, bëjmë shoqëri. Kur gjërat nuk shkojnë ashti siç do, mbarojnë. Kur mbyllet një derë, hapet një portë, si thonë italianët. Është e vështirë të më shohësh të mërzitur, kjo s’do të thotë që s’po kaloj moment të vështirë”, tha ajo.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit