E enjte, 28 Nëntor, 2024

Dibër/ Rrëzohet duke rënë në anë të bodrumit të një pallati, humb jetën 70-vjeçari

Ditën e sotme , në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh.A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati.

Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh.A., ka humbur jetën.

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh.A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati. Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh.A., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit