E enjte, 28 Nëntor, 2024

Ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”- 41-vjeçarja u helmua me fostoksinë, djali rrëfen si e kërcënonte i ati: Çfarë ndodhi një natë para se mami të vdiste

Djali i 41-vjeçares, Bedrie Loka, e cila u vetëhelmua me fostoksinë më 2 Janar në banesën e saj në Sukth, ka zbuluar detaje tronditëse nga marrëdhënie e prindërve të tij.

Ai ka dëshmuar për hetuesit se një natë përpara se e ëma të ndërmerrte aktin e vetëflijimit, babai i tij, Xhemal Loka e ka sharë dhe ofenduar 41-vjeçaren. I biri ka treguar se babai nuk e lejonte të ndjerën të shkonte tek prindërit e saj dhe atë mbrëmje sherri ka zgjatur deri në orën 23:00.

Gjithashtu ka treguar se rreth 1 vit më parë, kur ishte në Greqi, babai i tij e kishte marrë 41-vjeçaren në telefon dhe i kishte thënë se “unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”.

“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin. Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar.

Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që; unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im … mami ka pasur konflikte të herë pas hershme me babain”, ka deklaruar djali.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit