E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Braktisi në Francë djalin e tij të mitur, procedohet penalisht 50-vjeçari

Një 50-vjeçar nga Vlora është proceduar penalisht pasi në pikën kufitare Muriqan pas kontrolleve të dokumentacioneve është konstatuar se ky i fundit ka braktisur në shtetin e Francës djalin e tij të mitur (9 vjeç) me qëllim kërkimin e azilit.

Sipas asaj që njofton policia 50-vjeçari është larguar nga Shqipëria bashkë me djalin e tij të mitur, me autorizimin përkatës nga nëna e djalit dhe është kthyer në Shqipëri pa djalin e tyre.

“Si rezultat, është evidentuar një rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, në vendet e BE-së, me qëllim për të kërkuar azil. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. F., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.   

Ky shtetas, më datë 22.01.2020, ka kaluar kufirin në PKK Muriqan, bashkë me djalin e tij të mitur, me autorizimin përkatës nga nëna e djalit, dhe më datë 09.01.2023, është kthyer në Shqipëri, pa djalin e tyre. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e ka braktisur djalin e tij 9 vjeç, në Francë, me qëllim azilkërkimin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit