Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku një 50-vjeçar shqiptar vrau me armë gjahu kunatin e tij, pasi akuzonte këtë të fundit se i kishte përdhunuar vajzën.
Fatmir Tarellari pasi dëgjoi vetëm disa orë para ngjarjes sekretet e së bijës së tij 18-vjeçare, se ajo ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës së saj, ky i fundit i ka thënë vajzës se; Do ta zgjidh unë!’.
Siç është bërë e ditur, 33-vjeçari ka përdhunuar vajzën 18-vjeçare që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme. Ai, në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, më pas ka shantazhuar thjeshtrën e së motrës.
Kur vajza ka filluar punën herë pas here, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialin që posedonte. Sipas informacioneve, denoncimi për përdhunimin është bërë në qershor 2022 në departamentin e sigurisë Pylaia – Hortiatis. Madje në atë kohë ai ishte proceduar edhe për përdhunim, akte seksuale mes të afërmve dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas magnesianews.gr, autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e tij e parë humbi jetën në një aksident trafiku, ndërsa me gruan e dytë, motrën e viktimës, ai ka një fëmijë.