41-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e të plagosurit dhe 2 armë gjahu çifte me leje dhe fishekë për këtë lloj arme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 41 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.
Ky shtetas, më datë 09.01.2024, në fshatin Gjinaj, dyshohet se nga pakujdesia është vetëplagosur me armë gjahu çifte, që e kishte me leje, brenda automjetit të tij, me të cilin kishte dalë për gjah, bashkë me 4 shtetas të tjerë.
Shtetasi R. M. është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit R. M., 2 armë gjahu çifte me leje dhe fishekë për këtë lloj arme.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.