“Do të kemi një vlerësim ndërkombëtar sa i përket aftësive mësimdhënëse të mësuesve, që është vlerësimi ndërkombëtar TALIS, një vlerësim i OECD-së për të cilin ne jemi duke punuar”.
Ndërkohë që foli dhe për trajnimin e rreth 4 mijë mësuesve.
“Një program kombëtar i cili fokusohet në zhvillimin profesional, në trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve duke filluar me mësuesit e matematikës, shkencave, gjuhës shqipe dhe të teknologjisë dhe informacionit. Janë 4 mijë mësuesit të cilët do të trajnohen përgjatë vitit 2024”.
Institucionet arsimore para universitare nuk ofrojnë të njëjtin standard, kjo duket dhe nga rezultatet e nxënësve në provimet e maturës, ku më të dobët janë maturantët në shkollat e fshatrave.
“Statistikat tregojnë se maturantët që vijnë nga zonat urbane kanë performancë më të mirë, sesa ata që vijnë nga zonat rurale. Si në lëndën Letërsi, ashtu edhe në Matematikë, vajzat kanë pasur performancë më të lartë sesa djemtë”.
Një problematikë tjetër që u ngrit gjatë analizës së maturës shtetërorë janë edhe notat fiktive. Ndërkohë në lidhje me rivlerësimin e testit që ishte një risi e maturës së vitit të shkuar, kërkuan rivlerësim testi 370 maturantë, prej të cilëve 187 patën ndryshim të pikëve nga rivlerësimi i testeve.