E enjte, 28 Nëntor, 2024

Drejtuesit e mjeteve ankohen për gjendjen e rrugës së Arbërit

Hapja e qarkullimit për automjetete në segmentin e rrugës së Arbrit nga fshati Fshat i Klosit në drejtim të Bulqizës, ka shkurtuar ndjeshëm distancën për bulqizakët dhe dibranët që përbvëjnë trafikun më të madh të automjeteve në këtë rrugë.

Por drejtuesit e mjeteve ankohen për gjendjen e rrugës. Ata kanë ngritur shqetësimin se në tunelin numër 6 të rrugës së Arbrit ka rrjedhje të mëdha uji, sidomos kur ka reshje shirash.

Siç duket nga pamjet, pjesa e sipërme e tunelit ka rrjedhje të ujërave nëntokësorë. Megjithëse drejtuesit e mjeteve janë koshient që kjo vepër nuk ka përfunduar ende, ata i kërkojnë firmës që të marrë masa dhe të izolojë mirë pjesën e brendshme të tunelit, pasi mund të kthehet në rrezik për ta, nëse uji do të vijojë të rrjedhë lirshëm.

Po ashtu, një tjetër problem është edhe kalimi mbi urën e Vashës pasi ka prani gropash dhe pengesash si rezultat i mos’hedhjes së shtresës së dytë asfaltike. Edhe për këtë problem, përdoruesit e rrugës kërkojnë ndërhyrjen e kompanisë.

Kjo rrugë vijon të jetë ende një kantier ndërtimi pasi vetëm në disa segmente ka përfunduar puna për hedhjen e të gjitha shtresave asfaltike. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit