Profesioni i minatorit mbetet ndër më të vështirët dhe të rëndit në vendin tonë. Zonat mineralnxjerrëse siç është Bulqiza kanë patur burimmin e vetëm të të ardhurave punën e nëntokës, duke bërë që çdo burrë të punojë në këto galeri. Shumë prej atyre që e nisën punën në minierë para viteve 90-të janë në pension, ndërsa tregojnë peripecitë që kanë kaluar me dekada teksa shkonin në punë.
Hajdar Cemeta dhe Bajram Demiri nga fshati Sopot i Zerqanit në Bulqizë kanë punuar përkatësisht nga 40 dhe 25 vite nën tokë. Ata tashmë janë të dy pensionist, ndërsa shprehen se mundi e djersa e tyre nuk u shpërblye kurrë.
Pensioni që ata marrin aktualisht thonë që nuk mbulon nevojat që kanë si individ e jo më për familjen. Ata shprehen se vazhdimisht janë gënjyer nga politika për miratimin e statusit të minatorit, ndërsa ndjehen të braktisur nga sindikatat e minatorëve.
Politika shqiptare, majtas e djathtas vazhdimisht ka premtuar sa herë ka patur zgjedhje në Bulqizë, miratimin e statusit të minatorit, por asnjëra palë nuk e ka mbajtur premtimin deri tani /btvnews.al