E diel, 1 Dhjetor, 2024

Lionel Messi ‘çmend’ çmimet e biletave

Messi po i jap dorën e fundit përgatitjeve për sezonin e dytë me fanellën e Inter Miami. Skuadra amerikane pret shumë nga shpërthimi i 8 herë fituesit të ‘Topit të Artë’ në një edicion që do e ketë në ekip nga fillimi i tij.

Por, para debutimit në kampionat, ekipi duhet të kolaudohet, dhe për Inter Miami janë projektuar 7 miqësore luksi.

Epitet që i shkon për shtat edhe çmimeve të biletave. E para për Messin në vitin 2024 do të jetë kundër kombëtares së El Salvador, një duel ku minuta pritet të rezervohen edhe për ish-lojtarin e Barcelonës, Luis Suarez.

Vendi në stadium për duelin e së shtunës së 20 Janarit do të kushtojë nga 200 deri në 375 Dollarë që është bileta më e shtrenjtë.

Ndërkaq, një tarifë shtesë prej 25 Dollarësh paguhet edhe për printimin e saj, pra që bileta do të jetë në duart e tifozëve.

Sfida do të luhet në El Salvador, ndërsa i shërben Inter Miami për t’u konsoliduar për duelet e mëvonshme ndaj rivalëve si Dallas, Al Hilal dhe Al Nassr.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit