E enjte, 28 Nëntor, 2024

Rritet numri i fëmijëve me viroza respiratore

Numri i pacientëve të vegjël që u drejtohen qendrave shëndetësore është në rritje. Në ambulancën nr.10, minimalisht gjatë një dite shkojnë për vizitë 120-150 fëmijë. Sipas mjekut Bektash Mandri shumica e tyre është e prekur nga infeksionet respiratore.

 

Sipas mjekëve pediatër, shpesh temperatura e lartë është e pamenaxhueshme në banesë, pasi shkon mbi 39. Veç virozave respiratore dhe gripit, tek fëmijët qarkullon edhe Covid-i.

Sipas bluzave të bardha të prekur janë fëmijët e të gjitha grupmoshave duke nisur nga foshnjet deri tek nxënësit e gjimnazeve. Por me nisjen e shkollës pritet që të ketë një fluks të shtuar të fëmijëve që preken nga këto viroza. Ndërkohë që pikun, virozat respiratore e arrijnë në fund të muajit Janar.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit