Në një intervistë të fundit, Dj Dagz iu përgjigj një pyetjeje shumë të kërkuar. I ftuar në emisionin “Canape.t7”, Dagz rrëfeu pse e hoqi Luizin nga Instagrami pas gjithë mbështetjes që i kishte dhënë në Big Brother. Duket se arsyjeja ka qenë fakti që Luizi është tallur me shtatzëninë e Einxhelit.
“Unë nuk kam qenë shumë i lidhur me ‘Big Brother Vip 2’, por e kam parë që Luizi shpesh herë më ka përmendur dhe përshëndetur. E kam përshendetur edhe unë dhe e kam përkrahur, por më pas e kam fshirë nga ‘Instagrami’ sepse më kanë ardhur 200 mesazhe me fotografi që kur ka qenë Enxhi shtatzënë, ai ka bërë një status dhe komente për shtatzëninë e një gruaje. Pa marrë parasysh nëse është gruaja ime apo e dikujt tjetër, por ai është tallur me shtatzëninë e Enxhit. Unë nuk i pëlqej ata njerëz, sepse ky bullizim dhe ofendimet po i lëndojnë shumë njerëzit. Ka pasur raste kur njerëzit ia kanë marrë jetën vetes,” -rrëfeu Dagz