E enjte, 28 Nëntor, 2024

Plagosja e dy vëllezërve shqiptarë në Itali para në prag të Krishtlindjeve, shkon në 6 numri i të arrestuarve

Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar për plagosjen e dy vëllezërve shqiptarëve në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në Santa Maria Capua Vetere në Itali. Sipas mediave italiane, policia arrestoi edhe 5 persona të tjerë, përveç 19-vjeçarit, i cili u arrestua pak ditë pas sherrit. Ata dyshohet se janë përfshirë në sulmin e dhunshëm ndaj dy shqiptarëve, njëri prej të cilëve ishte 16 vjeç.

Dy shqiptarët u goditën me thika dhe me karrige në pjesë të ndryshme të turpit. Mësohet se njëri prej të rinjve shqiptarë, 16-vjeçari, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë, pasi goditjet me thikë i kanë prekur rëndë mushkërinë.

Ndërsa vëllai i tij më i madh, i cili mori një goditje të lehtë ka dalë nga spitali. Pesë të arrestuarit janë nga 19 deri në 24 vjeç, të gjithë me precedentë të mëparshëm penal. Ndër hipotezat e hetuesve për ngjarjen është larja e hesapeve për shpërndarjen e drogës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit