Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka lënë në burg 34-vjeçarin me iniciale A.A., i cili u martua me një 14-vjeçare.
Ai akuzohet për veprën penale ‘kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
Arapi ka dalë sot para trupit gjykues të kryesuar nga prokurore Oliana Gjergjefi, ku u njoh dhe me masën. Ndërkohë që duke qenë se viktima është e mitur, çështja është gjykuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.
Kujtojmë që 34-vjeçari u arrestua në banesën e tij në fshatin kryekuq në Divjakë, pasi familjarët e vajzës minorene kishin bërë denoncime të shumta në polici.
Shtetasi me iniciale A.A., ishte i martuar prej një viti me të miturën, e cila gjithashtu kishte ndaluar të ndiqte dhe shkollën.