Vangjelis Zabunis 44 vjeç, anëtar i njohur i mafias greke u ekzekutua natën e kaluar në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës.
Sipas informacioneve të para mbi viktimën u qëlluan të paktën 80-90 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Pak minuta më pas në daljen e Athinës në vendin e quajtur Hajdari u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qira. Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmin mbi Zubunin.
Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafias greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i jepte goditjen përfundimtare. Duket se këtë herë autorët ishin të vendosur të mos gabonin ndaj dhe përdorën të paktën 3 armë.
Zubunis ishte ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej edhe me kondrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie.