Një tërmet me magnitudë 4.5 goditi Shqipërinë në orët e para të 14 janarit. Tërmeti me epiqendër në Peqin, ishte me një thellësi 10 kilometra dhe u ndje në disa zona të vendit.
Ky është tërmeti i dytë më i fortë që ndjehet në afërsi të Tiranës, pas atij shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, kur Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 me një epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, në orën 03:54, që shkaktoi 51 viktima dhe mbi 1000 të plagosur si dhe dëme të shumta material.