E enjte, 28 Nëntor, 2024

U tremb nga tërmeti, 18-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët në Lushnje

Një 18-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.

Fatkeqësisht ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës. 18-vjeçari jetonte bashkë me prindërit. Sipas të njëjtave burime, i riu vuante nga probleme me ankthin dhe për këta arsye kurohej.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës (Lexo më shumë). Epiqendra e lëkundjeve ishte disa kilometra larg Lushnjes. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit