Reali Madridit fitoi për herë të 13 Superkupën e Spanjës. Madrilenët triumfuan 4-1 me Barcelonën në finalen e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Riad.
Në këtë përballje spikati Vinicius Zhunior me 3 gola të realizuar në pjesën e parë. Shënuesi tjetër për Realin ishte Rodrigo, ndërsa i vetmi gol i Barçës ishte i Levandovskit.
Katalanasit luajtën me 10 futbollistë prej minutës së 71′, pasi Araujo mori të verdhin e dytë. Një revansh i Real Madridit ky për finalen e humbur vitin e kaluar pikërisht përballë Barcelonës.