>Bëhet fjalë për dy ndryshime në kabinetin qeveritar që janë propozuar nga Kryeministri Rama gjatë javës së shkuar. Ai i Blendi Gonxhes që është emërua si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke shkarkuar kështu nga posti Elva Margaritin si ministre Kulture; dhe emërimi i Adea Pirdenit si ministre Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Muajt e fundit para mbylljes së sesionit parlamentar, salla e seancave plenare ka parë përpjekjet e opozitës për të penguar punimet me flakadanë, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca që votonte ligje duke ngritur kartona pa zhvilluar debate.
Edhe në nisje të këtij sesioni, palët kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë në këto llogore.