Menjëherë pas deklaratave të delegacionit të BE, ambasadës britanike dhe asaj të SHBA, reagoi kreu i PD Lulzim Basha i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen që partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE, Britania si edhe OSBE-ODIHR i japin procesit të reformës zgjedhore në Shqipëri. Sipas tij, falë kësaj mbështetje, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti.
Basha nuk bëri asnjë reagim për deklaratat e misioneve të huaja diplomatike në Shqipëri të cilat komentuan mbi deklaratat e tij, gjë që e bëri nëpërmjet zëdhënëses. Kjo e fundit duke iu referuar lajmeve në BalkanWeb, News24 dhe gazeta “Panorama”, i cilëson ato aludime. Sipas zëdhënëses së Bashës, lajmet e dhëna janë keqinterpretime.
Ajo saktëson se Lulzim Basha falënderoi për bashkëpunimin partnerët ndërkombëtarë për rinisjen e punës së Reformës Zgjedhore.