Shembja e dheut dhe zhavorrit në këtë vend vijon prej dy ditësh, ndërsa një ditë më parë rruga është bllokuar për afro 1 orë.
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë bërë që dheu të zbresë nga shpati i malit e në mungesë të pritave të përfundojë në asfalt. Rrëshqitja e dheut vijon ndërsa drejtuesve të automjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm gjatë qarkullimit në Rrugën e Arbrit.