Dua Lipa, ylli i muzikës, thotë se pavarësisht se është më “lehtë të jesh apolitike”, ajo ndihet e detyruar të flasë për luftën Izrael-Hamas dhe të vazhdojë të bëjë thirrje për një “armëpushim humanitar”.
“Mendoj se nuk ka lloj diskutimi të thellë për luftën dhe shtypjen. Është diçka që kemi parë të ndodhë herë pas here” tha këngëtarja e hitit “Levitating” në një intervistë me Rolling Stone të publikuar të martën.
“Ndihem sikur vetëm të jesh muzikante dhe të postosh për diçka nuk bën ndryshim të mjaftueshëm, por shpresoj se, të tregoni solidaritet, që është ndonjëherë gjithçka që ndjeni se mund të bëni, është e rëndësishme”, tha Lipa.