E shtunë, 19 Prill, 2025

Dyshohet se humbi kontrollin e automjetit dhe ra në kanal, humb jetën 64-vjeçari

Për pasojë shoferi i makinës ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit