E enjte, 21 Nëntor, 2024

Dyshohet se shfrytëzoi për 2 vite një të mitur për prostitucion, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar me inicialet D. H, banues në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një të mitur për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare.

Sipas asaj që njofton policia 42-vjeçari është arrestuar pas një kallëzimi të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit