E premte, 22 Nëntor, 2024

FOTO/ Ky është mjeku që dyshohet se shfrytëzonte të miturën në Tiranë, e “kamuflonte” si gruan e katërt dhe e merrte në banesë

Mësohet se Dervish Hasi me profesion mjek kirurg e kishte “përdorur” si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare.

Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës. Sipas informacioneve me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit