E diel, 24 Nëntor, 2024

Duhanpirja te adoleshentët, alarmante

Në Shqipëri, duhanpirja tek të rinjtë vijon të jetë në nivele shqetësuese. E teksa në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhanpirja në nivel global ka pësuar ulje tek grupmosha 13-15 vjeç, e kundërta ndodh me vendin tonë.

Shqipëria qëndron në nivele të larta të duhanpirjes në këtë grupmoshë.

“Shifrat aktuale që ka sot Shqipëria në krahasim me nivelin botëror, ende qëndrojnë të larta. Pothuajse shifra në këtë grupmoshë edhe për djemtë edhe për vajzat është dyfishuar. Në nivel botëror është 5.1 %, në Shqipëri është 9.3 %”, thotë Roland Shuperka.

Referuar edhe studimeve të Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri femrat kanë tendencë rritje të duhanpirjes, në krahasim me meshkujt.

“Dunhanpirja tradicionale e zakonshme është në shifrat 11 % në nivel botëror, ne e kemi 15, 3 %. Sot janë 1 miliardë e 250 milionë duhanpirës në nivel global. Shifrat e duhanpirjes tek femrat kanë tendencë rritje në krahasim me meshkujt”.

Referuar raportit të fundit mbi konsumin e duhanit në nivel global, 1 në 5 të rritur është duhanpirës, krahasur me vitin 2000 ku shifrat tregonin se 1 në 3 të rritur ishte duhanpirës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit