Në një konferencë shtypi me gazetarët nga selia e PL, Meta tha se kjo është përpjekje për të minuar opozitarizmin në Shqipëri.
“Kemi të bëjmë me një përndjekje politike dhe përpjekje për të minuar opozitarizmin në vendin tonë. Të gjitha këto diktohen nga Edi Rama përmes kapjes së sistemit të drejtësisë dhe përmes gjithë presioneve që ai ushtron në këtë drejtim. Dhe ne jemi shumë të qartë përsa i takon çështjes së reformës zgjedhore. Edi Rama nuk ka asnjë interes për të bërë reformë zgjedhore”, u shpreh Ilir Meta.
Ish-Kryeministri Sali Berisha qëndron me masë sigurie arrest shtëpie pasi është nën hetim nga SPAK për korrupsion në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.