Pasi paraqiti 4 propozimet për Komisionin e Reformës Zgjedhore, Alibeaj u shpreh se ky komision do të jetë testi i vërtetë edhe për opozitën.
“Unë kam votëbesimin e Partisë Demokratike. Ajo se çfarë është e rëndësishme nuk është votëbesimi, por çfarë i ofrojmë ne publikut shqiptar. Cila është oferta për shqiptarët. Oferta është pikërisht kjo, lista të hapura, ta zgjedhin ata, ta ndëshkojnë ata këtë kastë politike apo ta promovojnë. Të votojnë si njerëz civilë të 2024-2025. Ky është testi i vërtetë i besimit apo mosbesimit. Në qoftë se do ketë ide, draft, propozime të cilat janë shumë më mirë, absolutisht po tërhiqemi ne dhe pranojmë ato të secilit prej anëtarëve të opoziotës. Te ky komision sot ne do duhet t’i shërbejmë opozitës dhë shqiptarëve”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.
PD e Sali Berishës ka kërkuar disa muaj më parë ndryshimin e përbërjes së këtij komisioni në radhët e përfaqësuesve të saj, për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn me Oerd Bylykbashi, por ndryshimi i përbërjes u rrëzua me vota në Parlament nga mazhoranca. Për këtë arsye, PD e Berishës ka paralajmëruar se do të tentojë të bllokojë punimet e këtij komisioni.