Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijjuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murruzë, është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet.
Aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë.Peshkopi-Kala e Dodës – Kukës lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.
Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e të gjitha akseve rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen të gjitha në terren dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore, pa mjete antirrëshqitëse, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit pasi ka prezencë akulli dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.