Debat me tone të larta është transmetuar ditën e sotme në shtëpinë e ‘BBV3’. Bëhet fjalë për dy banorët, Sara dhe Fation.
Shkak i këtij debati janë bërë punët e shtëpisë dhe siç është vënë re dhe në ditët e mëparshme kjo gjë e shqetëson shumë Fationin! Sipas tij të gjithë duhet të përfshihen në punët e shtëpisë, është detyrë e gjithsecilit mirëpo Sara është shprehur se është e sëmurë, ose ndoshta do t’i bëjë ‘bisht’ punëve.
Kjo gjë solli debate mes dy konkurrentëve ku Fationi i drejtohet me termin ‘gocë’, dhe siç duket kjo gjë e shqetëson tepër Sarën, e cila do të thërritet në emër.
‘Saraaaaa o çun, oo fierak, Saraaa’- drejtohet Sara, e cila bën po të njëjtin ‘gabim’ si Fationi, duke e thirrur këtë të fundit ‘o çun’.