Janë mësuar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në Burrel.
Një 63-vjeçar i identifikuar me inicialet I.M., dyshohet se ka vrarë me armë gjahu P. K., 52-vjeç.
Pas ngjarjes së rëndë, autori i dyshuar ka marrë policinë në telefon dhe i ka treguar çfarë ka ndodhur, e më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima me inicialet P.K.,, në vitin 2013, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur vajzën e autorit të dyshuar I.M .
“Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M”, njofton policia.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e Islam Metës në komisariat.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.