Pas reshjeve intensive të shiut dhe të dëborës, në pjesën më të madhe të vendit tonë, dita e fundit javës mbyllet me mot të qëndrueshëm, reshjet do të jenë me intensitet të ulët lokalisht në lindje-juglindje të vendit vetëm në orët e paradites.
Sipas Shërbimi Metorologjik Ushtarak pas orëve të paradites, parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut.
Reshjet e dëborës do të vijojnë të jenë me intensitet të ulët në Alpe, relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit, ndërsa vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore si dhe mjegull e dendur e mjegullinë, kryesisht në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era është me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 2-11m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era shfaqet intensive / problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.