Një adoleshent ka mbetur i plagosur me thikë këtë të hënë në Burrel. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zenisht.
Sipas të njëjtave burime, 17-vjeçari me iniciale E.L u plagos me thikë nga një 14-vjeçar, në rrethana momentalisht të paqarta.
17-vjeçari mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet nënë kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shoqëruar të miturin dhe po punon për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje