E diel, 24 Nëntor, 2024

Shkëmbi u shkëput nga mali dhe i shëmbi banesën, bllokohet 25-vjeçari në Përmet, policia: I zuri gjymtyrët e poshtme

Një 25-vjeçar ka mbetur i bllokuar në banesë, pasi një masë shkëmbore është shkëputur nga mali dhe i shembi shtëpinë.

Policia njofton se i riu ka mbetur i bllokuar në pamundësi për të lëvizur, pasi masivi shkëmbor i ka zënë gjymtyrët e poshtme.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijon puna për nxjerrjen e shtetasit Dhimitër Vangjeli.

Përmet
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari e ka pasur të pamundur të lëvizë pasi një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit