E diel, 24 Nëntor, 2024

Vrau kunatin pasi dyshohet se i abuzonte të bijën, rikthehet në qeli 50-vjeçari shqiptar

50-vjeçari shqiptar, Fatmir Talellari që vrau kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej vitesh, është rikthyer në burg. Ky ka qene vendimi i ri të gjykatës.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit, e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe riktheu sërish në ambientet e paraburgimit 50-vjecarin, i cili deri sot qëndronte në ‘arrest shtëpiak’ për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.

Talellari ka vrarë me armë gjahu kunatin 33-vjeçar pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën dhe e shantazhonte me video intime.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit