Policia e Dibrës, në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli 2’ ka vënë në pranga 6 persona, ndërsa nën hetim janë vënë 9 të tjera.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar, armë, drogë, fishekë, shkopinj bejzbolli, granata, kapsolla detonatorë, 3.5 m fitil zjarrpërcjellës, celularë, një kompjuter dhe automjete.
Njoftimi i policisë:
Qarku Dibër
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2” në qarkun Dibër, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë arrestuar e proceduar 9 shtetas, nga të cilët 6 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar:
711 gramë kokainë, 237 gramë kanabis e ndarë në doza, 2 armë zjarri, 116 copë fishek, 1 krëhër automatiku, 2 shkopinj bejzbolli, 1 radio marrëse-dhënëse, 4 granata, 5 kapsolla detonatore, 3.5 m fitil zjarrpërcjellës, 8 celularë, 1 kompjuter dhe 6 automjete.