E diel, 24 Nëntor, 2024

Ndezi zjarr në oborrin e shtëpisë, digjet aksidentalisht 74-vjeçari

Një 74-vjeçar është nisur për mjekim të specializuar në Tiranë pasi ka pësuar djegie trupore pasi kishte ndezur një zjarr në oborrin e banesës së tij.

Djegia ka qenë aksidentale, megjithatë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Sot, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi V. H., 74 vjeç, i cili dyshohet se është djegur aksidentalisht, nga zjarri që ai ka ndezur në oborrin e banesës së tij, në lagjen “Partizani”. 74-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit