Ka qenë vetë Basha që ka bërë publik lajmin, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ku shprehet se sfidat e sigurisë e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon.

“Kënaqësi të takoja Nikollë Camajn, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi në Strasburg në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sfidat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon.”, shkruan Basha.