E diel, 24 Nëntor, 2024

Mos gaboni me Ukrainën, nëse dështojmë i vjen radha Ballkanit”, Basha mesazh nga KiE: Sulmi në Banjskë, tentativë e dështuar për grabitjen e territorit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga asambleja e Parlamentare e Këshillit të Evropës ka folur për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Në fjalimin e tij, Basha ka bërë thirrje që të mos gabohet me Ukrainën, pasi nëse dështojmë “radha i vjen Ballkanit”.

Ai po ashtu u ndal edhe tek sulmi në shtator në veri të Kosovës, duke thënë se ishte një një tentativë e dështuar për grabitjen e territorit dhe ndryshimin e kufijëve.

“Mos gaboni, rreziku është i lartë. Nëse dështojmë për të mbështetur dhe fuqizuar Ukrainën do ta paguajmë shtrenjtë. Ballkani do të jetë i radhës. Një tentativë tashmë e dështuar për grabitjen e territorit dhe ndryshimin e kufijve ndodhi në Shtator të vitit të kaluar. Nuk është një incident i izoluar. Është një përpjekje për të ndryshuar arkitekturën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe sabotuar mbrojtjen Euro-Atlantike të kësaj arkitekture të sigurisë”, tha ndër të tjera Basha.

Fjala e Bashës:

Lufta e paligjshme dhe agresioni i Rusisë ka shkaktuar shkatërrim dhe vuajtje katastrofike për Ukrainën dhe banorët e saj, duke rezultuar në humbje te mëdha njerëzore dhe materiale dhe shumë krime lufte kundër civilëve.

Ukraina ka nevojë për ndihmë të konsiderueshme në drejtim të rimëkëmbjes dhe rindërtimit.

Federata Ruse duhet të mbahet përgjegjëse për kompensimin e humbjeve njerëzore dhe materiale të shkaktuara.

Është kritike që komuniteti ndërkombëtar, duke punuar në bashkërendim, të përballet me këtë sfidë dhe të sigurojë që viktimat e agresionit të marrin dëmshpërblimin që u takon. Siç është deklaruar tashmë nga Asambleja Parlamentare në Rezolutën “Për sigurimin e një paqe të drejtë në Ukrainë dhe sigurisë së qëndrueshme në Europë”, kjo do të përfshijë ngritjen e një mekanizmi të kompensimit të plotë, duke përfshirë një komision ndërkombëtar për ekzaminimin e pretendimeve për dëmet e regjistruara në Regjistrin e Dëmeve dhe një fond kompensimi për të paguar vendimet për dëmshpërblim të dhëna nga Komisioni, veçanërisht duke konfiskuar dhe vënë në dispozicion pasuritë e Federatës Ruse për të paguar për dëmet e luftës në Ukrainë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit