E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Reforma Zgjedhore, Alibeaj mesazh të qartë: PD është e vendosur, nuk mund të bëhet show politik me këtë Komision

Enkelejd Alibeaj, në një reagim të bërë në rrjetet sociale, shprehet se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Bardhit, ai thotë se opozitarizmi nuk është certifikatë që të mund ta shpërndajë dikush.

“Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qëndrim. PD është e vendosur për reformë zgjedhore për shqiptarët”, thotë ai.

Statusi i plotë:

Komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik, qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës. Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë. Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qendrim.
PD është e vendosur pë reformë zgjedhore për shqiptarët !

Artikuj te ngjashem

Me te fundit