West Ham gjithnjë e ka admiruar Armando Brojën dhe ka shprehur gadishmërinë për të biseduar për transferimin e tij në “London Stadium”, edhe pse Chelsea nuk ka qenë e prirur që ta lërë sulmuesin kuqezi të lirë. Por aktualisht, drejtuesit e bluve janë të gatshëm ta lënë të lirë 22 vjeçarin nëse paguhet shifra e 58 miliomë eurove.
Lojtari ende nuk ka dhënë fushë atë që trajneri Mauricio Poçetino shpresonte, por tekniku i çekiçëve Dejvid Mojes e vlerëson dhe beson se do të marrë më të mirën nga shqiptari në ekipin e tij. West Hami e ka të vështirë që të plotësojë kërkesën ekonomike të Çelsit, ndërsa po përpiqet që të gjejë një formulë të përshtatshme të transferimit.
Por sipas ekspertit të merkatos Fabricio Romano, kjo politikë e pritjes mund t’u prishë punë çekiçëve.
Situata te blutë e Londrës ka ndryshuar me drejtuesit të gatshëm që të bëjnë edhe pa Brojën në ekip.
Sipas ekspertit italian, West Ham duhet të tregohet më agresiv për Brojën, pasi skuadra e “Wolves” ka nisur bisedimet për një akord të mundshëm. Interes për shërbimet e 22 vjeçarit shqiptar ka edhe nga Aston Vila dhe Fulhem. Në qershor të 2022-it, ekipi i drejtuar nga Mojes ofroi 35 mln euro për kartonin e shqiptarit, por si sulmuesi ashtu edhe Çelsi refuzuan.