Altin Dumani, kreu i SPAK ka folur për herë të parë nëse do të thërritet në SPAK, Kryeministri Edi Rama për çështjen McGonigal.
Atin Dumani është shprehur se nuk mund të jepte përgjigje për çështje të caktuara, por ka bërë të ditur se të gjithë do të japin llogari në SPAK.
Nga qyteti i Shkodrës, Dumani ka thënë se: “Nuk mund te përgjigjem për pyetje të caktuara. Nuk ka rendësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti qe ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë”.
Dumani është pyetur nga studentët edhe për çështjen ndaj ish-presidenti Meta për të cilën ka theksuar se është në hetim dhe nuk mund të zbuloj detaje.
“Çështje nen hetim dhe nuk mund te jap te dhëna”, është shprehur Dumani.
Pyetje: Rama a do thirret për tu’ pyetur për çështjen McGonigal?
Altin Dumani: Nuk mund të përgjigjem për pyetje të caktuara. Nuk ka rëndësi emri, por provat dhe nuk ka rëndësi pushteti që ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë.
Ne jemi të ndjeshëm ndaj asaj që ndodh edhe në media apo kudo tjetër. Shumë media në muajin shkurt e vitit të kaluar dhe deri para 2-3 muajsh kemi marrë kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e McGonigal dhe gjithë kritikët duhet të ndjehen të zhgënjyer se e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022. Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar.
Pyetje: Ilir Meta në çfarë faze është hetimi?
Altin Dumani: Çështje nën hetim dhe nuk mund të jap të dhëna.