E diel, 24 Nëntor, 2024

Apeli lë në “arrest shtëpie” Sali Berishën. Avokati: Vendimi konfirmoi izolimin politik të liderit të opozitës

Lideri i opozitës, Sali Berisha do të qëndrojë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme e Apelit miratoi masën e sigurisë për ish-kryeministrin, caktuar më herët nga Shkalla e Parë.

Me këtë vendim, Apeli rrëzoi pretendimet e mbrojtjes për paligjshmëri të vendimit të dhënë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Megjithatë për avokatin Genc Gjokutaj, Apeli thjesht konfirmoi izolimin politik të Berishës.

Genc Gjokutaj: As më shumë dhe as më pak Gjykata e Apelit vërtetoi që u dekriptua përfundimisht qëllimi politik i mbajtjes në izolim i zotit Berisha. Do të rekursohet vendimi i Apelit.

Avokatët ankimuan vendimin me argumentet se masa është e panevojshme dhe e marrë në kundërshtim me ligjin, pasi Shkalla e Parë shpalli vendim pa shqyrtuar më parë kërkesën e tyre për përjashtim të gjyqtares Irena Gjokës.

Ndërkohë, SPAK thotë se ish-kryeministri duhet të qëndrojë në “Arrest shtëpie” sa kohë nuk iu bind një vendimi të parë të Gjykatës, si dhe për shkak të rëndesës së veprës penale.

Prokuroria thotë se ish-kryeministri është përfshirë në korrupsion në procesin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Të dy i kanë mohuar akuzat dhe thonë se hetimi ndaj tyre është politik.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit